Tërmet me intensitet prej 6.2 ballë në El Salvador

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e El Salvadorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti me intensitet prej 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit, ka ndodhur të premten në ora 4:40 të mëngjesit. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe më pas ka patur të paktën edhe një tjetër lëkundje të fuqishme.

Epiqendra ishte 97 kilometra nga qyteti Sonsonate dhe 128 kilometra nga kryeqyteti San Salvador.

Deri më tani nuk ka raportime për ndonjë viktimë apo dëme materiale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button