LSDM: Vlerësimi i Parlamentit Evropian dëshmon se Maqedonisë i duhet Qeveri reformuese

Vlerësimi i mediave të Maqedonisë nga Parlamenti Evropian (PE) paraqet edhe një dëshmi se Maqedonisë i duhet Qeveri reformuese, kështu vlerësojnë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së dërguar sot, njofton Portalb.mk.

“Vlerësimi i qendrës hulumtuese në PE se Maqedonia është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor për sa i përket lirisë së mediave paraqet vërtetësi të ngulfatjes së lirisë së mediave nga regjimi 10 vjeçar i pushtetit në ikje të Nikolla Gruevskit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se për shkak të arrestimeve, kërcënimeve, burgosjeve, paraburgimeve të gazetarëve dhe mediave, Maqedonia është më së keqi në nivel ballkanik edhe në bazë të “Raportuesit pa kufij” por edhe në bazë të “Fridom Haus”.

LSDM gjithashtu premton se Qeveria e re reformuese në bashkëpunim me shoqërinë mediatike në Maqedoni do të sigurojë të gjitha standardet dhe kushtet për gazetari të pavarur dhe profesionale ashtu si i ngjanë një shteti bashkëkohor evropian.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Tamam, por me ministra te vjeter si Fatmir Besimi , Adnan Jashari ( fajtori kryesor i rastit Monstra si Min. I drejtesisè) ,me nje fjale ingjithe eshaloni i vjeter dhe keta aktual nuk duhet te jene ne qeverine e re!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button