4 milionë euro para evropiane për sistem të bllokuar të komunikimeve në MPB!

Cilat biseda nuk janë xhiruar në natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë? A kanë kërkuar policët përforcim? A është lajmëruar dikush nga ata te mbikëqyrësi për ti thënë që deputetët janë duke u ndihmuar dhunuesve dhe janë duke i hapur dyert e Parlamentit që të hyjë turma? Çfarë komandash ka dhënë Shtabi operativ në krye me drejtorin e Byrosë për Sigurim Publik, Mitko Çavkov?

Përgjigje në këto pyetje nuk mund të merret sepse ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu bëri me dije se sistemi për xhirim të komunikimeve në MPB i quajtur TETRA sistem që nga viti 2014 nuk është duke punuar.

Por, cila është arsyeja e mos-funksionimit të sistemit TETRA? Papërgjegjësia, shkaqet ekonomike apo thjeshtë prishje e qëllimtë e sistemit?

Sipas NOVA, në sistemin e prokurimit publik qëndron se Ministria e punëve të brendshme më 3 mars të këtij viti ka lidhur një kontratë për mirëmbajtjen e shërbimit të sistemit radio-komunikues TETRA. Marrëveshja është lidhur pa hapur konkurs. Kompania me të cilën është lidhur marrëveshja është gjermane “Hytera Mobilfunk GmbH”, dhe kap shumën prej 373.000 eurove.

Në këtë marrëveshje hyn mirëmbajtja dhe sanimi i këtij sistemit që bën inçizimin e komandave dhe komunikimit të policëve. Në këtë dokument shkruan se marrëveshja ka filluar të realizohet nga 1 shkurti dhe do të zgjasë deri më 31 janar 2019.

Tani, shtrohet pyetja duke pasur parasysh që është lidhur marrëveshja: pse TETRA sistemi nuk ishte në funksion gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend ku u lënduan deputetët, gazetarë, policë dhe të tjerë?

Ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu bëri me dije se sistemi për xhirim të komunikimeve në MPB i quajtur TETRA sistem që nga viti 2014 nuk është duke punuar. Kjo domethënë se nuk ka asnjë raport dhe informatë nga asnjë komandë e dhënë në aksionet policore në këto tre vite e as për 27 prillin.

“Ky është një sistem për komunikim me komanda i cili bëhet brenda MPB-së dhe kemi tre serverë-operatorë që duhet të jenë të lidhur me aparatin për xhirim të të gjitha komandave. Unë menjëherë kërkova hetim se a janë xhiruar të gjitha komandat që janë dhënë përmes sistemit TETRA. Thirra ekspertë nga Gjermania dhe ai bëri vlerësimin se dy serverë për fat të keq, që nga viti 2014 nuk kanë qenë të lidhura me aparatin që xhiron komandat. Pse nuk kanë punuar, përgjigje duhet të japin organet që duhet ta udhëheqin procesin e hetimit për përgjegjësi penale” tha për Alsat, Agim Nuhiu.

Nga ana tjerët, ish ministri i brendshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se as ai nuk ka qenë në dijeni se sistemi nuk punon por këtë e ka marrë vesh nga deklarata e Nuhiut.

Sistemi TETRA vlen 4 milionë euro, para evropiane

Sistemi TETRA është blerë me para nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian të dhëna Maqedonisë. Implementimi i sistemit në MPB ka filluar që nga viti 2008 ndërsa blerja e parë e madhe është kryer në vitin 2010 në vlerë prej 988.000 kur është blerë pajisje që do të duhej për implementimin e sistemit TETRA, ndërsa blerja e dyte është bërë më pas kur është marrë pajisje radio-digjitale me vlerë prej 4 milion eurove.

Në maj 2012, MPB nga buxheti i vet ka blerë materiale plotësuese prej 182.000 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button