Spasovski: Përgjegjës nuk janë vetëm dhunuesit, por edhe pjesëtarët e MPB-së

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski i cili sot ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Themelore Publike për dhunën në Kuvend, tha se përveç banditëve të cilët sulmuan deputetët pritet që Prokuroria ta konfirmojë edhe përgjegjësinë e komandantëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët lejuan shkatërrim të rendit kushtetues, njofton Portalb.mk.

Ai para prokurorit kompetent i ka përshkruar ngjarjet në Kuvend dhe kërkoi që sulmi ndaj njërit nga objektet vitale shtetërore të zbardhet deri në fund.

Në pyetjet e gazetarëve se si ish ministri i Punëve të Brendshme ka punuar deri sa ka qenë në funksion e ka ditur se sistemi për inçizimin e komandave brenda në MPB nuk ka punuar, Spasovski tha se nuk e ka ditur dhe se për këtë u njoftua nga deklarata e Nuhiut.

“Nuk kam pasur informatë të tillë. Kjo që është tani si konstatim i ministrit, mundet vetëm ai të konfirmojë”, tha Spasovski.

LEXO: 4 milionë euro para evropiane për sistem të bllokuar të komunikimeve në MPB!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button