PL: Ivanov të mos veprojë si diktator, por pa mos e zgjatur t’ia jep mandatin Zaevit

Paria Liberale e Maqedonisë sot nëpërmjet një kumtese e fton kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov, që pa e zgjatur t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, si përfaqësues i konfirmuar i shumicës parlamentare, njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se procesi politik patjetër duhet të vazhdojë madje edhe nëse Ivanov edhe më tej nuk e jep mandatin.

“Duke mos e dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re, Ivanov mundëson sundim të Qeverisë e cila as që ka mandat e as shumicë parlamentare. Duke mos ia dhënë mandatin shumicës së definuar parlamentare, ai vepron si diktator i cili personalisht qeveris kundër Kushtetutës dhe e pamundëson demokracinë parlamentare. Pikërisht për këtë, nëse në afatin e parashikuar për 10 ditë Ivanovi nuk e jep mandatin, shumica parlamentare duhet të zgjedh Qeveri pa bashkëpunim të mëtejshëm me Ivanovin”, thuhet në kumtesën e PL-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button