Ja kush ka donuar 1 milion e 880 mijë euro për VMRO-në, ndërsa më pak për BDI e Besa

Enti Shtetëror për Revizion ka publikuar raportet vjetore të partive politike për vitin e kaluar. Në vitin 2016, si në të gjitha ato të mëparshme, më shumë buxhet nga donacionet ka mbledhur VMRO-DPMNE. Vitin e kaluar për partinë e Nikolla Gruevskit kanë donuar 5880 njerëz dhe disa firma ose gjithsej në llogarinë kanë transferuar 1 milion e 880 mijë euro. Paratë për partinë kanë paguar anëtarë të VMRO-DPMNE, ministra, deputetë, drejtorë, kryetarët e komunave, si dhe organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, njofton Portalb.mk.

Ngjashëm me vitet e kaluara në raportin e ri mund të shihet se paratë janë paguar në disa ditë. Për shembull, më 5 janar në llogarinë e VMRO-DPMNE-së kanë donuar 272 persona. Më 29 janar atë e kanë bërë 272 donatorët, 244 njerëz në të njëjtën ditë vendosën për të paguar paratë më 9 shkurt, dhe rekordi është  më 12 gusht kur 376 njerëz kanë qenë në bankë dhe kanë vendosur të ndajnë  një pagë për partinë.

Pikërisht më 12 Gushti është dita kur së bashku me udhëheqësin  Gruevski (30.000 denarë), kanë donuar  shumica e ministrave dhe deputetëve. Antonio Milososki (20,000 denarë) Daniela Rangelova (21,000 denarë), Zoran Jolevski (25.000 denarë) Cvetko Grozdanov (24,000 denarë), Mitko Chavkov (28,000 denarë) Ministrat Nikola Poposki (40,000 denarë) dhe Marta Arsovska Tomovska (22,000).

Në të njëjtën ditë në llogarinë  e partisë ka paguar dhe Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec Aleksiq (20.000 denarë), Kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski (40,000 denarë) Drejtori i MNT-s Dejan Projkovski (20,000 denarë), drejtor i Teatrit të Dramës, Robert Veljanovski ( 12,000 denarë) dhe shumë të tjerë.

Kontributi për partinë  Ministri i Shëndetësisë dhe deputeti Nikolla Todorov si dhe Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski është 30.000 denarë. Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski ka ndarë 20.000 denarë dhe Silvana Boneva, e njohur si zyrtarja që merr më shumë të holla për shpenzimet e udhëtimit nga xhepi i saj ka ndarë 20,000 denarë për VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Deputeti Vasil Pishev ka dhuruar 50.000 denarë, ndërsa krahu i Ohrit kryeson në listën e donatorëve, deputeti Sasho Vasilevski ka donuar 345.000 denarë dhe Aleksandar Nikolovski 239,850 denarë. Kryebashkiaku i Ohrit Nikola Bakracevski, dallohet  me 50.000 denarë.

Dy herë në listë është emri i Boris Damovski, një nga organizatorët e protestës “Për Maqedoninë e Përbashkët”, i cili më 15 prill ka donuar 50.000 denarë, dhe më 28 qershor të vitit të kaluar ka paguar 41.000 denarë.

Analisti dhe anëtari i GDOM Alexandar Pandov nga buxheti i tij për partinë ka ndarë 30.000 denarë. Në listë  është dhe kolegu i tij Alexander Dashtevski me 13.000 denarë “modeste”.

Ndryshe nga vitin 2015, vitin e kaluar VMRO-DPMNE njoftoi se ka më shumë donatorë. Në vitin 2015 ata arritën në 3675 donatorë që ka dhuruar 1.5 milion euro, njofton Portalb.mk.

Donatorët e VMRO-DPMNE nën hetim nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale në fillim të këtij viti ka hapur një proces para-hetimor për donatorët e VMRO-DPMNE-së.Në bisedë informative në lidhje me financimin e partisë dhe donacionet personale gjatë zgjedhjeve të vitit 2014, deri tani janë ftuar qindra njerëz.

Hetimi ka filluar në bazë të bisedave të përgjimit të paligjshëm, në të cilën zyrtarët e partisë kanë shpjeguar në detaje se si dhe ku të paguajnë para dhe cilat emra të shkruhen në pagesat e donacioneve. Pagesat u mbushën me të njëjtën shumë dhe në të njëjtën ditë për shembull ka pasur 700 donatorë.

VMRO-DPMNE nga një parti që ka regjistruar minus në llogari për disa vite është bërë partia më e pasur në Evropë.

Shumica e partive  vitin e kaluar nuk kanë pasur donatorë

LSDM-ja vitin e kaluar ka pasur 698 donatorë. Donacionet janë në shuma të vogla duke filluar nga 90 denarë, dhe më e madhe është 100.000 denarë nga Vladimir Bocvarski. Në mesin e donatorëve janë anëtarë të partisë dhe deputetët, të till si Oliver Spasovski 60.000 denarë, por jo edhe emri i liderit Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Partia BESA ka pasur 110 donatorë, në mes të cilëve donacioni më i madh është  e liderit Bilall Kasami 4500 euro.

Në BDI vitin e kaluar kanë donuar 74 persona, duke përfshirë edhe lideri Ali Ahmeti (36,000 denarë) Kryetari aktual i Parlamentit, Talat Xhaferi (33.000 denarë). Në total janë mbledhur 227.000 euro.

Në listën e BDI-së janë edhe  kompanitë “Konti Hidroplast” (300.000 denarë) dhe “Evropa 92” (577,750 denarë).

Si çdo vit në  BDI donacione ka pasur edhe nga institucionet shtetërore dhe kompanitë publike, ku drejtuesit janë nga kjo parti. Ato janë SH.A Posta, Komuna e Likovës, Konvikti Shtetërorë për Studentë Pellagonia, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hekurudhat e Maqedonisë, Aeroportet të Maqedonisë, Fondi Pensional dhe Invalidor.

Aleanca Demokratike e Pavle Trajanovit vitin e kaluar ka pasur një total prej 177 donatorëve ku janë donuar 788,338 denarë, njofton Portalb.mk.

Nga Liberalët kanë donuar vetëm dy – Ish Presidenti dhe ai aktual i partisë. Stojan Andov dha 36.000 denarë dhe Ivon Veliçkovski 215,000 denarë.

Në GROM të Stevço Jakimovska janë paguar 98,230 denarë. Në partin e Majtës kanë donuar 35 njerëz , ndërsa në LDP 12 donatorët ose 2.863,000 milionë denarë. NSDP ka 1 donator – Ministria e Drejtësisë me 1,513,163 denarë.

Dhjetë  partitë të mbetura kanë njoftuar Revizorin Shtetëror që nuk kanë donacione në 2016. Në mënyrë më autentike e bëri atë udhëheqës i Forcave të Majta të Titos, Slobodan Ugrinovski i cili në një fletë letre me një stilolaps  shkroi dhe njoftoi auditorët se asnjë denarë nuk është paguar në llogarinë e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button