Prokurorja Geshkovska ik nga Prokuroria e Shkupit

Prokurorja Gordana Geshkovska largohet nga funksioni kryeprokurore e Prokurorisë së Shkupit. Në vend të saj në këtë funksion do të vijë Jovan Cvetanovski. Këtë e paralajmëroi kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, njofton Alsat M.

Ai dje pohoi se me përfundimin e mandatit të Geshkovskës që skadon për tre ditë, nuk do të krijohet vakum deri në emërimin e kryetarit të ri.

Burime për Alsat M konfirmojnë se seanca e fundit e Këshillit të prokurorëve publik ka dështuar pasi Anevski nuk ka marrë mbështetje nga kolegët që në rend dite të vihen pikat për riemërimin e Geshkovskës, por edhe propozimi që bashkëpunëtorja e afërt e Zvërlevskit, Bisera Lazarevska të zgjidhet për prokurore e lartë publike. Kryetari i Këshillit të prokurorëve shkurt komentoi se seanca është anuluar për disa arsye. Siç mësojmë, në seancë sërish do të tentohet që bashkëpunëtorja e afërt e Zvërlevskit të bëhet prokurore e lartë.

Për Geshkovskën, ka indikacione, se eventualisht me paramendim e orienton hetimin për minimizimin e veprës që e bënë demonstruesit, rrahjen e deputetëve në Kuvend. Alsat M ka njoftuar tashmë se Geshkovska ka kërkuar nga kryeshefat e policisë që për të gjitha dëshmitë e mbledhura së pari ta informojnë atë, dhe jo ekipin e prokurorëve që punojnë në këtë rast.

Pos zhvillimeve në Kuvend, Geshkovska është e njohur edhe për rastin Monstra. Ajo kërkoi dënime maksimale për të dyshuarit. Vendimi i saj shkaktoi protesta. Një pjesë e qytetarëve që protestuan para gjykatës për thyerje të dritareve të Gjyqit u dënuan me dy vjet e gjysmë burg. Ndryshe nga atëherë, tani Geshkovska nuk ka ndërmarrë asgjë për të përcaktuar përgjegjësinë te organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, edhe pse policia e ka kërkuar një gjë të tillë, e as nuk ka ngritur procedurë për ata që thyen dhe shkatërruan sallat parlamentare dhe korridoret. Geshkovska është e njohur për opinionin edhe për disa lëndë të tjera. Ajo udhëhiqte rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov, si dhe rastin “Merimanga” në të cilën u dënua pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button