Delegacioni i Kongresit amerikan në Kosovë

Një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit, për të diskutuar çështje të ndryshme që ndërlidhen me rajonin, shkruan REL.

Delegacioni dypartiak i Kongresit amerikan i udhëhequr nga kryetari i Komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti Bob Goodlatte ka nisur vizitën në Kosovë me takimet me zyrtarë qeveritarë, ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj dhe kryeministrin, Isa Mustafa.

Delegacioni, sipas agjendës, takohet edhe me një pjesë të shoqërisë civile.

Vizita e përfaqësuesve të Kongresit amerikan në Kosovë bëhet pas qëndrimit në Maqedoni dhe Shqipëri dhe bisedave me zyrtarët e lartë atje për çështjet që ndërlidhen me dy vendet.

Delegacioni i Kongresit amerikan zhvillon vizitën në Kosovë në kohën kur janë shpallur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, të nxitura nga shpërbërja e Kuvendit, pas një mocioni mosbesimi për Qeverinë nga ligjvënësit e Kosovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button