Parlamenti Evropian: Maqedonia në fund për lirinë e medias në Ballkan

Maqedonia gjendet në vendin e fundit në Ballkanin Perëndimor për respektimin e lirinë e medias vlerëson Qendra hulumtuese e Parlamentit Evropian, i cili në maj, këtë vit, në veb faqen e tij publikoi raport të shkurtër për gjendjen e lirisë së fjalës në shtetet Ballkanike.

“Në raportin, si arsye kryesore për klimën e keqe në mediat në Maqedoni janë cekur disa faktorë, ndër të cilët është moszbatimi i ligjeve ekzistuese, mediat janë në pronësi të personave të afërt me qeverinë, dhuna ndaj gazetarëve, klientalizmi, politizimi dhe korrupsioni si dhe mungesa e vullnetit politik për promovimin e pluralizmit në media. Këto janë vetëm pjesë e komenteve nga raporti”, njofton sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Në këtë brifing Parlamenti Evropian u bën thirrje shteteve aspiruese të krijojnë klimë të volitshme për punë të mediave, që do të mundësojë raportim të saktë dhe objektiv.

Ai bën thirrje për një rol proaktiv të organizatave dhe të organeve vetë-rregulluese, përmirësim të efikasitetit të sistemit gjyqësor, përkushtim politik dhe rol më të rëndësishëm të shoqërisë civile, ku në afat të gjatë të gjithë së bashku duhet të kontribuojnë për përmirësimin e klimës mediatike.

Në raportin e tyre Qendra parlamentare e Evropës për hulumtime, thirret edhe në hulumtimin e bërë nga SHGM në kuadër të projektit rajonal “Platforma rajonale e Ballkanit perëndimor për lirinë e medias dhe për mbrojtje të gazetarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button