Bebe Rexha për revistën amerikane tregon se çfarë e ka bërë ta dojë vetveten (FOTO)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha në një intervistë për Flaunt Magazine ka zbuluar se çfarë e ka bërë që të dojë vetveten, njofton koha.net.

Ajo thotë se, “thyerja e zemrës ishte e mrekullueshme pasi kjo e ka mësuar që ta dojë vetveten”, transmeton.

Image

Ylli i “No Broken Hearts” ka thënë se njerëzit duhet ta bëjnë veten e tyre të lumtur, në mënyrë që të mos pendohen për ndonjë gjë.

“Duhet ta bësh veten të lumtur sepse nuk do të donit të vdisnit duke u penduar për ndonjë gjë, dhe të thuash se jetove për të tjerët. Kjo është një gjë që nuk e bëj, nuk jetoj për të tjerët”, ka thënë ajo për Flaunt Magazine.

Image

Më tutje ajo ka shtuar se gjëja më e rëndësishme në jetën e saj është se mësoi ta dojë veten.

“Gjithmonë i doja të tjerët, apo mundohesha të gjeja dashurinë. Mendoj se thyerja e zemrës ishte një gjë e mrekullueshme sepse isha në gjendje të mësoj se si ta doja vetveten, që është gjëja më e rëndësishme”, është shprehur Bebe Rexha.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP