Finalja e Kupës me nga 300 “Ballist” dhe “Çkembari”

Finalja e 25-të e Kupës së Maqedonisë do të jetë mes Shkëndijës dhe Pelisterit, finale kjo që do të luhet me 17 maj me fillim në orën 17:30 në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. Në lokalet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), përmes shortit të hedhur është vendosur që nikoqire e kësaj ngjarje të madhe sportive të jetë skuadra e Shkëndijës nga Tetova.

Gjithashtu është sjellë vendim që dy ekipeve tu sigurohen nga 300 bileta. Në fakt nga aq bileta do të marrin “Ballistët” dhe “Çkembari” në pasditen e të mërkurës së 17 majit.

Është kërkuar nga dy klubet që të ndikojnë tek fansat e tyre që të mos ketë ofendime në bazë nacionale dhe gjëra të ngjashme të panevojshme si dhe të kenë sjellje në korniza të “fer-play”-it sportiv.

Në këtë mbledhje pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të MPB-s, të cilët shpjeguan se është përgatitur plan operativ me qëllim që ndeshja të jetë një festë e futbollit jo vetëm në Strumicë. Dy ekipet konferencë për shtyp do të organizojnë një ditë para finales (16.05.2017),me fillim në orën 12:00 në Strumicë. Kjo do të thotë se dy ekipet do të jenë të vendosura më herët në Strumicë para finales së madhe të Kupës së Maqedonisë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button