Projekt-ligji për masat e reja ekonomike në Greqi arrin në Parlament

Në Parlamentin e Greqisë sot pritet të parashtrohet projekt-ligji, i hartuar nga Qeveria për ratifikimin e marrëveshjes me kreditorët. Kjo marrëveshje është arritur në fillim të muajit dhe ka të bëjë me pakon e reformave, të parashikuara në programin e shpëtimit të vendit, njofton ANA-MPA.

Me marrëveshjen hapen rruga për lëshimin e këstit të ardhshëm nga kredia shpëtuese për Greqinë.

Projekt-ligji përfshin masa për reformat në tregun e punës dhe në sferën e energjetikës, si dhe zvogëlim të pensioneve dhe rritje të tatimeve.

Masat janë kontraktuar në bisedimet mes Athinës dhe kreditorëve të saj, të cilët kanë filluar në tetor dhe është dashur të përfundojnë nga fundi i vitit të kaluar.

Projekt-ligji sot do të hyjë në shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa më 17 maj do të vendosen në seancë në Parlament. Votimi është parashikuar për më 18 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button