Shkup, kaplohet nga flaka një automjet

Një automjet “jugo” me targa nga Kumanova është kapluar nga flaka kur pronari ka tentuar ta startojë me shtyrje në garazhet nëntokësore tek klinika e syve “Sante plus” në Shkup.

Automjeti ka qenë pronësi e 37-vjeçarit S.V. nga Shkupi, ndërsa është kapluar nga flaka rreth orës 10.

S.V. së bashku me bashkëshorten janë paraqitur në kontroll mjekësore në Klinikën për toksikologji, për shkak se gjatë përpjekjes që ta shuajnë zjarrin kanë thithur sasi të madhe të tymit.

Zjarri është shuar nga ana e ekipit të Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri. Po ndërmerren masa për konfirmim të arsyeve për shkaktimin e zjarrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button