FIFA vazhdon pezullimin e federatave të Kuvajtit dhe Guatemalës

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) në Kongresin në Bahrein ka vazhduar pezullimin ndaj federatave të Kuvajtit dhe Guatemalës, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegatët e 211 vendeve anëtare të FIFA-s konfirmuan se Guatemala, e pezulluar në verën e vitit 2016, dhe Kuvajti, anëtarësimi i të cilit u pezullua një vit më herët, nuk kanë respektuar kërkesën e dërguar.

Për vazhdimin e pezullimit të Kuvajtit votuan 99 delegatë të Kongresit të FIFA-s, ndërsa 96 për mbetjen e Guatemalës në izolim.

Federata e Futbollit të Guatemalës është pezulluar për shkak të një afere korruptive, ndërsa në Kuvajt politika është përzier në sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button