SHGM reagon: RTM fshehet pas përgjegjësisë për mënyrën e raportimit të natës së përgjakshme në Kuvend!

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni dënon ashpër vendimin e Këshillit të programit të Radio televizionit të Maqedonisë që vendosi të mbyllë dyert e seancës së sotme për publikun, në të cilën ishte e parashikuar të flitet për përgjegjësinë e menaxhmentit të RTM-së dhe të kryeredaktorëve për sjelljen joprofesionale gjatë ndërhyrjes në Kuvend dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe deputetëve më 27 prill këtë vit nga ana e përkrahësve të VMRO DPMNE-së.

Vendimi për mbylljen e seancës është kundër ligjor, sepse në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale askund nuk është e parashikuar që seanca e Këshillit të jetë e mbyllur për publikun. Argumentet që i ofruan anëtarët e Këshillit të programit janë të pabazuara duke thënë se tema është senzitive dhe për t’u përjashtuar mundësia për të bërë shtypje ndaj anëtarëve të Këshillit.

Indikacionet e anëtarit të Këshillit, i nominuar nga ShGM, Vedat Memedaliu dhe kolegët e tij Ilir Ramadani dhe Anita Latifi, kanë qenë të kota, sepse ato janë shprehur që mbyllja e seancës është e paligjshme. Sugjerimet e tyre nuk janë pranuar nga shumica e anëtarëve, ku me shtatë vota për, katër kundër, ndërsa dy të përmbajtur është vendosur që dyert e seancës të ngelin të mbyllura.

Për këtë arsye, Memedaliu, Latifi dhe Ramadani në mënyre demonstrative braktisën seancën e Këshillit, ndërsa anëtarët që votuan si të përmbajtur për mbylljen e seancës, mbetën dhe krijuan kuorum për punë pas dyerve të mbyllura.

Vendimi i Këshillit është në kundërshtim me nenin dy nga Ligji për AVMU, në të cilin ndër të tjerët thuhet se qëllimi kryesor i ligjit është të krijohet servis publik radiodifuziv transparent, i pavarur, efikas dhe përgjegjës. Kjo mënyrë e sjelljes së Këshillit të Programit të RTM-së është në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Europës për themelimin dhe udhëheqjen me serviset publike radiodifuzive, në të cilët insistohet në transparencë dhe llogaridhënie.

Seanca e Këshillit të Programit ishte e inicuar me kërkesë të anëtarit të nominuar nga ShGM, pasi që Agjencioni për shërbime audio dhe audiovizuale kërkoi nga Këshilli i Programit të shqyrtojnë mënyrën e raportimit të RTM-së për dhunën në Kuvend. Në shkresën Agjencioni mendonte që servisi publik nuk ka informuar në kohë qytetarët për ngjarjet në Kuvend dhe nuk u organizuan debate që janë në interes të madh të interesit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button