Tre mënyra natyrale për të shpëtuar përgjithmonë nga era e këmbëve

Kush nga ju ndihet në siklet sa herë i duhet të heqë këpucët në shtëpinë e dikujt nga frika se sapo të heqë ato, era këmbëve do të ndihet në të gjithë shtëpinë?

Kjo gjë në fakt është e sikletshme pasi na ndodh herë pas here që këmbët tona të mbajnë erë. Po si mund ta eleminojmë këto problem në kushte shtëpie? Nga studimet e bëra del është arritur në përfundimin se këta tre produkte që do të lexoni më poshtë, do t’ju ndihmojnë për largimin e erës së keqe të këmbëve, shkruan Revista Class.

Çaji i zi

Përbërësit e këtij çaji mbyllin poret e lëkurës dhe vrasin bakteret përgjegjëse për erën e keqe të këmbëve. Ajo që duhet të bëni është të zhysni këmbët në një legen me ujë të ngorhtë në të cilin ndodhen 2­3 bustina çaji të zi. Mbajini këmbët për 30 minuta në këtë ujë dhe më pas fshijini me peshqir, më pas lyeni këmbët me pudër dhe vishni çorape

Soda e bukës

Soda e bukës neutralizon pH e lëkurës, duke reduktuar sasinë e prodhimit të djersës.Fusni këmbët çdo natë në një legen me ujë ku janë shtuar 4 lugë sodë buke e do të shihni që era e këmbëve nuk do të ndihet më.

 Kripa “Epsom”

Fusni këmbët në një legen me ujë ku më parë keni shtuar 4 lugë nga ky lloj kripe dhe do të shihni rezultate të mrekullueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button