Minoski: Subvencionet do të paguhen pas shpalljes së vendimit

Buxheti është likuid, ndërsa për pagesën e subvencioneve të bujqve nga Ministria e Financave do të pritet të shpallet Vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Këtë e theksoi sot ministri i Financave Kiril Minoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Ditën e Edukimit Financiar, me ç’rast tha se për momentin nuk ka nevojë për ribalanc dhe për dhënie të euroboneve.

“Për momentin nuk ekziston nevojë nga ribalanci i buxhetit, si dhe për eurobone. Ekziston likuidim i mjaftueshëm i tregut vendor dhe  pagesa e të ardhurave është në nivel të duhur”, tha Minoski. Ai shtoi se të dhënat publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Financave nga të cilat është e qartë se ekziston likuiditet në buxhet.

Për pagesën e subvencioneve tha se ekziston procedurë e caktuar në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen e vendimit dhe pasi të shpallet do të shihet çka përmban. “Duhet ta shikojmë vendimin dhe të shohim kur do të shpallet. Nëse nuk është kontestues dhe nëse nuk ekziston pengesë ligjore do të mund të fillohet me pagesën e subvencioneve”, tha Minoski dhe shtoi se pjesa më e madhe e dokumenteve hyjnë në fuqi në momentin kur do të publikohen, qoftë ajo zyrtarisht në ueb faqen ose në Gazetën Zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button