Gjithçka gati për konferencën DOKU:TECH – Frika, Shpresa dhe gjithçka në mes tyre

Konferenca e teknologjisë dhe inovacionit, “DOKU:TECH” do të mbahet me datë 10-11 qershor 2017 këtë herë në Prishtinë në objektin e Termokiss.

Kjo konferencë ka për qëllim të mbledhë së bashku folës të njohur ndërkombëtarë dhe lokal, hulumtues, institucione e organizata të ndryshme si dhe pjesëmarrës aktiv me ide kreative, pyetje dhe tema për të diskutuar.

Sipas organizatorëve, në të do të flasin ekspertë në temën: Frika, Shpresa dhe gjithçka në mes tyre.

“Ju sjellim vëzhgues të kujdesshëm të aftë për të zbuluar modelet e përshpejtimit të ndryshimeve që teknologjia i prodhon në një shoqëri. Ju sjellim inovatorët që janë duke i shtyrë kufijtë dhe thyer barrierat për të na çuar neve përpara. Lartësojmë talentët lokalë dhe ndërkombëtarë që do ti sheh sfidat dhe mundësitë në kontekstin e çështjeve globale. Gjithashtu, sjellim dhe DJ mendjehapur për ta bërë këtë ngjarje më interesante” shprehen për Portalb.mk, organizatorët.

DOKU:TECH bën thirrje për pjesëmarrës që mund të jenë nga fusha të ndryshme, ndërsa në punëtoritë dhe prezantimet e DOKU:TECH ata i bashkon teknologjia si pikë e përbashkët.

DOKU:TECH prezantim edhe në Shkup

Duke u nisur nga fakti që interesimi i të rinjve për të ndjekur folës të njohur nderkombëtarisht, punëtori të ndryshme në fushën e teknologjisë është shumë i madh, edhe këtë vit DOKU.TECH mban “Open House” apo prezantim promovues të ngjarjes në Prishtinë.
Me ndihmën e Fondacionit Metamorfozis, prezantues nga Prishtina do të vinë në Shkup javën që vjen ndërkaq për vendin dhe datën do të ju informojmë sërish.

LEXO: Metamorfozis organizoi takim me përfaqësuesit e DOKU:TECH

Prapavija e DOKU:TECH

DOKU:TECH ndërlidhet me festivalin DokuFest.

Ky është viti i katërt që këtë konferencë dy-ditore e organizon Fondacioni IPKO, Share Foundation, DokuFest, Ambasada Amerikane, SWIS EYE, GIZ në Kosove e te tjerë.

Viteve të kaluara, në tre konferencat e mëhershme (2014-2016) DOKU:TECH mblodhi mbi 3000 pjesëmarrës nga Kosova dhe shtetet fqinje dhe individë të njohur – talentë të teknologjisë

Për më shumë informata, për folësit dhe mënyrën e regjistrimit mund të klikoni në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button