Zaev: Maqedonia do të jetë anëtare e 30-të e NATO-s

Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Këtë e deklaroi kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev për gazetën malazeze “Pobjeda“, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen se si do të zgjidhet mosmarrrëveshja me Greqinë, për shkak të cilës është bllokuar anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Zaev u përgjigj: “Besoj se kjo do të bëhet nëpërmjet dialogut  në mes të dy qeverive,  të cilat do ta respektojnë identitetit maqedonas, krenarinë dhe dinjitetin. Kështu do të vijë në zgjidhje të kësaj mosmarrëveshje që zgjat disa dekada. Megjithatë, besoj se do të na ndihmojë edhe opozita, por edhe qytetarët e Maqedonisë, të cilët që të deklarohen në referendum për çështjen e emrit në vendin në të cilin jetojnë”.

“Greqia e ka vendosur çështjen për ndryshimin e emrit si kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Sinqerisht, nuk e di çfarë pritet nga ne. A të deklarohemi se jemi nga planeti Mars? Ne jemi maqedonas dhe asgjë tjetër nuk mund të jemi. Dua të rikujtoj se 123 vende në botë na njohin si Republika e Maqedonisë. Dhe pikërisht për shkak të kësaj konsideroj se me ndihmën e qytetarëve, të opozitës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, shumë shpejtë do ta zgjidhim mosmarrëveshjen me Greqinë. Kjo do të na mundësojë ta ndjekim shembullin e Malit të Zi dhe të bëhemi anëtare e 30 e NATO-s”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO, e veçanërisht i Ballkanit do të thotë stabilitet, siguri dhe garanci për qytetarët.

“Gjithashtu NATO garanton rritje ekonomike, zhvillim ekonomik dhe investime të jashtme. Nëse Maqedonia do të ishte pjesë e NATO-s, regjimi diktatorial i Nikolla Gruevskit dhe të sponsorëve të tij nuk do të mund të shkaktonin të gjitha këto kriza dhe trazira, në të cilat ishim dëshmitar viteve të fundit”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button