Kosovë, partitë takohen me presidentin, LDK-ja mungon

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka shkuar në takimin e përbashkët të partive politike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Thaçi ka përmendur 11, 18 dhe 25 qershorin si data alternative.

Hajredin Kuçi nga PDK-ja ka propozuar 11 qershorin, Vetëvendosje 18 qershorin, AAK, Nisma dhe AKR-ja kanë propozuar 11 qershorin si datën më të mirë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Valon Murati nga LB-ja ka propozuar 11 qershorin ndërsa Mahir Yakcilar është shprehur për 11 dhe 18 qershorin si data alternative.

Slavko Simiq ka propozuar 11 qershorin. I të njëjtit mendim ka qenë edhe Ferid Agani nga PD-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button