A mund të dashurohesh përsëri

Qëndruam në qetësi për disa çaste. Së bashku me fjalët, me tingullin e tyre të mërzitshëm edhe dhimbja ime e kokës pushoi. Në kokë, përkundrazi, sikur u prodhua një zgavër, një boshllëk, nga i cili në mënyrë të paperceptueshme dhimbja doli curril jashtë duke u përhumbur kushedi se në cilën zonë të atmosferës. E gjitha, pra, më duket tani e thjeshtë: mendoj për fjalën “kthjelltësi”. E lidh me dy filxhanët bosh të radhitura në tavolinë: s’kishte mbetur më gjurmë kafeje dhe xhami rikthen pamjen pak të shtrembër të dorës së djadhtë të Arditës. Thash;
“ Ke duar të bukura”.
Ardita s’kuqet ngadalë, thotë:
“ Edhe pak të djersitura”.
Para se të shtrihesha në krevat, u pashë në pasqyrë dhe pashë: një burrë 53 vjeç, as i gjatë as i shkurtër, flokët pak të thinjur në tëmtha, që buzëqeshte.
E pyeta:” A mund të dashurohesh përsëri?”
Ajo nuk m’u përgjigj në çastë dhe qëndroi aty duke më fiksuar me një shprehje disi të kënaqur kur po shkoja të flija, ajo për të më mbajtur edhe pak tha:
“Besoj se po, por në tjetër mënyrë”.
Mendoj se po ta kisha pyetur:
“Tjetër, në çfarë?”, ajo nuk do të kishte ditur ta sqaronte.
Do të thoshte:” Ndryshe dhe mos e zgjate më”.
Ngrita lart batanien butësisht, për të bërë të mundur që të hynte vetëm pak dritë, dhe thashë:
“Mirëmëngjes”. Ardita u ul në mes të krevatit dhe mëngjesuam në gjysmëerrësirë.

Autor: Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button