Alban Skënderaj : ‘’Tingujt E Ditarit Tim‘, së shpejti në Prishtinë!

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj  ka informuar përmes një postimi në instagramin e tij që shumë shpejt koncerti i tij, i titulluar ‘Tingujt E Ditarit tim’ do të zhvillohet edhe në Prishtinë! Publiku kosovar, tashmë do të ketë mundësi të asistojë e të shijojë nga afër koncertin e zërin melodioz të këngëtarit. Performanca akustike ‘live’, e cila përmban të gjitha hitet e këngëtarit përgjatë gjithë karrieres së tij, do të mirëpritet edhe në Prishtinë, shkruan Bordo.al. 

’’ ’Tingujt E Ditarit tim’ si asnjëherë më parë, së shpejti në Prishtinë.’, shkruan këngëtari.

Koncerti me të njëjtin titull është zhvilluar më herët në Tiranë gjatë nëntorit të vitit 2014 si pasojë e kërkesave në rritje nga fansat e tij  e gjithashtu për të kurorëzuar punën e palodhur të artistit gjatë 10 viteve karrierë! I gjithë koncerti do të transmetohet ‘unplugged’ për publikun e Kosovës. Na mbetet vetëm të presim me padurim publikimin e datave .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button