Aplikacioni ‘Waze’ sjellë navigacion me zërin tuaj (Foto)

Aplikacioni i navigacionit ‘Waze’, tashmë ka sjellë mundësinë që me zërin tuaj të regjistroni të dhënat rrugore.
Tani e tutje nuk do t’i dëgjoni zërat e asistentëve të navigatorit, por do të jetë vetë zëri juaj ai i cili do t’i regjistrojë të dhënat rrugore.

Në versionin e fundit, Waze ka opsionin ‘regjistruesi i zërit’, ku shkon në një rregullim më të avancuar duke zgjedhur ‘audio dhe instruksione vokale’.

Kjo jep mundësinë të regjistroni zërin pjesërisht ose të gjitha instruksionet tjera që nga ‘jemi gati’, ‘nisemi’, e deri tek ‘arritëm në destinacion’.

Aplikacioni Waze u bë edhe më shumë i njohur, pasi në vitin 2013 u ble nga kompania Google.

ht_ht_waze_kb_130611_wmain les-multiples-services-de-waze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button