Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kërkon nga Parlamenti zgjidhje për komunat

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kërkon që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në afat sa më të shkurtë me ndryshime të Kodit zgjedhor të sigurojë kushte ligjore për zgjidhje të problemit të krijuar dhe funksionim ligjor të organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të administratës lokale.

“Duke pasë parasysh gjendjen e krijuar për shkak të mosshpalljes së zgjedhjeve lokale dhe skadimit të mandateve të anëtarëve të këshillave të komunave dhe të kryetarëve të komunave më 15 maj, si dhe pas vendimit të Gjykatës kushtetuese të mos ngritë procedurë rreth nismës së Minsitrisë së Vetëqeverisjes Lokale, si dhe nenit 16 alinea 1 të Kodit zgjedhor, Minsitrisë së Vetëqeverisjes Lokale sot i dërgoi kërkesë me shkrim kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, talat Xhaferi, me qëllim që në afat sa më të shkurtë të ndërmerren veprimet dhe masat e nevojshme me të cilat do të sigurohej funksionimi kushtetues dhe ligjor i organeve zë njëpsive të vetëqeverisjes lokale”, ceket në kumtesën e Minsitrisë.

Atë e kërkojnë duke pasur parasysh se data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, si dhe mënyra, kushtet dhe procedura për zgjedhje të anëtarëve të këshillave dhe të kryetarëve të komunave janë rregulluar në Kodin zgjedhor, ndërkaq në pajtim me nenin 12 alinea (1) nga Kodi zgjedhor aktin për shpallje të zgjedhjeve e sjellë kryetari i Kuvendit dhe me të caktohet dita kur fillojnë të rrjedhin afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore dhe dita e mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button