FOTOGALERI: Policia kërkon ndihmë në identifikimin e këtyre dhunuesve

Me qëllim zbardhjen e plotë të incidenteve që ndodhën më 27 prill brenda dhe jashtë Parlamentit të Maqedonisë, policia e Shkupit ka ndërmarrë një varg masash për gjetjen e autorëve. Në këtë drejtim, portali “centarnews”, ka publikuar mbi 30 fotografi të sulmuesve të deputetëve dhe gazetarëve. Të gjitha këta dhunues, sipas padive të ngritura nga MPB, mendohet të jenë realizuesit kryesor të skenarit të përgjakshëm që ndodhi javë më parë në Parlamentin e Maqedonisë, përcjell gazeta KOHA. Lidhur me këto pamje, nga policia thonë se e mirëpresin çdo informacion që ka të bëjë me identitetin e personave që janë paraqitur në fotografi. Koleksioni i këtyre fotografie nga policia e Shkupit është transferuar në të gjitha sektorët tjerë të policisë që funksionojnë Maqedoni. Të dhënat policore flasin se nga pamjet e video-materialeve janë identifikuar gjithsej 245 dhunues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button