Rustemi ndihmës seleksionues i reprezentacionit të Turqisë

Me vendim të Federatës së Volejbollit të Turqisë, Eldin Rustemi tani më është emëruar ndihmës-seleksionues i reprezentacionit të këtij shteti.

Rustemi do të jetë ndihmës i Joshko Milenkovskit, trajnerit i njohur nga Maqedonia, i cili sivjet ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Federatën e Volejbollit të Turqisë. Eldini është student për marrëdhënie ndërkombëtare, ndërsa gjatë kësaj kohe është marrë edhe me volejboll. Pas lëndimeve të marra nëpër ndeshje, ai e ka lënë lojën aktive dhe ka filluar të ushtrojë profesionin e trajnerit në ekipin e femrave të kompanisë së njohur “USP” të Turqisë. Për disa vite me radhë kontriboi që ky ekip të garojë në Ligën e Tretë të Turqisë, ndërsa sivjet arriti të luajë në “play-off”, për Ligën e Dytë.

Edhe pse mjaft i ri, 26 vjeçari, Eldini pesë vitet e fundit arriti t’i marrë të gjitha licencat e nevojshme për trajnerë profesionalë. Rustemi para se të shkojë në Turqi, ishte pjesë e ekipit të Shkëndijës kampione në sezonin 2010/11. Si lojtar i pazëvendësueshëm, ai luajti edhe në reprezentacionin e të rinjve të Maqedonisë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button