Letra e kryeparlamentarit Xhaferi arrin në presidencë, ja çfarë thotë Ivanov

Letra nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka arritur në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqdonisë, Gjorge Ivanov, më 09.05.2017, njofton Portalb.mk.

Nga Kabineti thonë se presidenti Ivanov, pret nga lideri i LSDM-së që ta plotësojë fjalën e dhënë publike se “bashkë me partnerët e koalicionit të sigurojnë garanci për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Presidenti Ivanov ngelet në qëndrimin se as e ashtuquajtura Platformë e Tiranës, por as tjetër dokument, akt ose veprim kundër Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, nuk mundet që të jetë kusht, por as bazë për formimin dhe veprimtarinë e Qeverisë së Maqedonisë. Presidenti i Maqedonisë, në lidhje me ndarjen e mandatit, do të veprojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me praktikën e vendosur deri më tani”, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Ndryshe, në numrin e ri të Gazetës Zyrtare të Maqedonisë, dje është publikuar vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re. Ata presin që Presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia jep Zoran Zaevit, në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë Qeverinë.

VMRO-DPMNE nuk e pranon Xhaferin për kryetar të Kuvendit, ata ka qëndrim të prerë – zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button