Presidenti i ri i Koresë së Jugut Mun Xhe-in bën betimin

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Mun Xhe-in ka bërë betimin, pas fitores bindëse në zgjedhje.Në fjalimin e tij të parë si president, lideri 64-vjeçar neoliberal, ka thënë se menjëherë do të nisë përpjekjet për të “zgjidhur krizat e sigurisë” në Gadishullin Korean.

“Nëse është e nevojshme, do të fluturoj menjëherë drejt Uashingtonit”, ka thënë ai. Do të shkoj në Pekin dhe Tokio dhe nëse kushtet janë të mira, do të vizitoj edhe Phenianin”, ka thënë ai.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregojnë se kandidati i Partisë Demokratike ka fituar 41.1 për qind të votave në zgjedhjet e 9 majit, ndërkaq kandidati konservator, Hong Xhun-pjo ka fituar 25.5 për qind.

Mun pritet që në shpejtësi të formojë kanbinetin e ri qeverisës, me qëllim që t’i japë fund vakuumit të pushtetit që është krijuar që nga muaji mars, pas rrëzimit nga pushteti, për shkak të një skandali korruptim, të ish-presidentes Pak Geun-he., transmeton REL

Presidenti i ri i Koresë së Jugut ka premtuar se vendi do të tejkalojë shumë shpejt skandalin. Ai ka qenë mjaft kritik ndaj administratave të mëparshme për dështimin e ndalimit e Koresë së Veriut që të zhvillojë armë bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button