Shkupi – Velesi, finalja e Kupës

Skuadra e Shkupit po vazhdon të jetë befasia e sezonit në futbollin në sallë. Mbrëmë vonë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ku Shkupi luajti në palestrën “Rasadnik” në Kisella Vodë, duke e mundur kampionin aktual dhe njëherë fituesin e vitit të kaluar, Zhelezarecin me rezultatin 2:0, duke arritur për herë të parë në finale. Orhan Ibishi, shënoi golin e parë për “bardhekaltërit” nga Çairi, ndërkohë golin e dytë e realizoi Eroll Dalip.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në Kavadar, Velesi bindshëm me rezultatin 8:1 mundi “Crna Reka”-n. Finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë në program është me datë 27 maj që do të zhvillohet në Strumicë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button