Kombëtarja Shqiptare luan miqësore me këtë përfaqësuese

Përpara se Shqipëria të luajë një ndeshje delikate kundër Izraelit për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018, Gianni De Biasi ka zgjedhur që të testojë lojtarët edhe me një ndeshje miqësore.
Përballja me Izraelin është mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, teksa veç grumbullimit të gjatë do të luajnë edhe miqësoren kundër Luksemburgut në mënyrë që trajneri De Biazi të shohë më nga afër gjendjen e tij.

Dy federatat kishin gjetur prej kohësh akordin për zhvillimin e ndeshjes në datën 4 qershor, por tani është zyrtarizuar edhe stadiumi e ora ku do të luhet kjo përballje. Sipas njofitmit të Federatës së Luksemburgut, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zhozi Bartel” të Luksemburgut, në orën 19:00.

FSHF është duke detajuar planin që përfaqësuesja shqiptare të mblidhet për pak ditë në vendin tonë, para se të udhëtojë drejt Luksemburgut për këtë sfidë. Pas ndeshjes, ajo nuk parashikohet të kthehet përsëri në Shqipëri, por të udhëtojë drejt Turqisë ku do të përgatitet deri në udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e 11 qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button