Kuçi: Ndërmarrjet të riorganizohen në vend se të shkojnë në falimentim

Jo likuidim dhe falimentim i ndërmarrjeve, por sanim i tyre përmes riorganizimit, është porosia nga këshillimi i sotëm i tetë, organizuar në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve administrative për implementin të kornizës ligjore për falimentim dhe likuidim të shoqatave tregtare”.

Sipas ekspertëve, drejtorët falimentues duhet të përfitojnë përvojë më të madhe praktike për riorganizim me çka do të parandalohet mbyllja e ndërmarrjeve dhe largimi i mundshëm i të punësuarve. Por, edhe gjykatësit duhet ta mposhtin më mirë materien, transmeton MIA.

“Harmonizimi me legjislaturën evropiane kërkon zgjerim të vazhdueshëm të njohurive të likuidatorëve, posaçërisht të drejtorëve falimentues, për veprim më të mirë. Sipas të dhënave rrjedhëse, janë evidentuar rreth 1.800 procedura të hapura falimentimi prej të cilave madje 1.000 janë pasojë e kontrolleve lidhur me shlyerjen e shoqatave tregtare sipas detyrës zyrtare që është sfidë serioze për 60 drejtorët ekzistues të licencuar të falimentuar”, theksoi minsitri i Ekonomisë, Driton Kuçi,

Ai përmendi se në vendet e BE-së sanimi i ndërmarrjeve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, ndërsa modelet për realizimin e tyre janë me një qëllim të vetëm – tejkalimin e insolvencës dhe shpëtimin e ardhmërisë së kompanisë. Edhe Maqedonia, potencoi Kuçi, duhet të lëvizë në këtë drejtim.

“Për ristrukturim preventiv të ndërmarrjeve, vendet anëtare të BE-së tashmë sjellin vendime të reja ligjore dhe në bazë të tyre përgatisin modele të planeve për riorganizim. Maqedonia nuk guxon tël mbetet prapa në atë plan. Paralajmërimi i hershëm, sanimi, ristrukturimi duhet të paraqesin mundësi për veprim preventiv dhe shpëtim nga insolvenca e shoqatave tregtare. Në vend të stigamizimit të falimentimit, prej nesh pritet krijimi i legjislaturës, rezultati i së cilës do të jetë përmirësim i ambientit shtetëror, ruajtje e vendeve të punës dhe paralelisht dalje më e shpejtë nga tregu i atyre të cilët me veprimin e tyre sjellin në rrezik dhe joliuiditet kompanit të tjera të shumta”, nënvizoi ministri.

Vlersimi i ekspertëve është se mu riorganizimi i kompanive është pjesa më komplekse e procedurës falimentuese.

“Plani për riorganizim është pjesa më komplekse e procedurës falimentuese. Ajo është kombinim – si të harmonizohen dispozitat ligjore me gjendjen ekonomike. Përderisa drejtësia është decide, pa mundësi për çfarëdo lloj lëshimesh, problemet ekonomike kanë shumë më tepër zgjidhje dhe secila prej tyre mund të jetë më afër kulmit”, deklaroi zëvendës kryetari i Odës së drejtorëve falimentues, Dragi Momirovski.

Lideri i ekipit të projektit, Krasin Dimitrov konsideron se drejtorët  falimentues në Maqedoni nuk kanë mjaft njohuri praktike se si të bëjnë plan biznesi dhe ta implementojnë planin për riorganizim të ndërmarrjeve.

Në vendet e BE-së, brenda vitit, në falimentim shkojnë rreth 200 mijë ndërmarrje, ndërsa pa punë mbesin mbi 1,7 milionë njerëz. Për shkak të gjendjes së këtillë, siç u tha në këshillim, BE-ja përmes direktivave dhe ndryshimeve ligjore i jep rëndësi gjithnjë e më të madhe sanimit.

Ligji për falimentim në Maqedoni është sjellur para dhjetë viteve dhe prej atëherë vazhdimisht debatohet për përmirësimin e tij dhe zgjidhjen e problemeve në praktikë. Ndryshime pasuan në vitin 2014, kur u bë hap i madh përpara për shkak të shitjes elektronike dhe konstatimit të statusit juridik me çka u përshpejtuan procedurat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button