Taravari: 12 ditë nga sulmi në Kuvend, asnjë në burg

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari në rrjetin e tij në facebook ka reaguar ndaj instirucioneve të drejtësisë, edhe pse kanë kaluar 12 ditë prej sulmit terrorist të 27 prillit, dhe asnjë nga atentatorët nuk është prapa grilave!

“Sot u mbushën plot 12 ditë prej sulmit terrorist të 27 prillit, dhe asnjë nga atentatorët nuk është prapa grilave! Çavkov, drejtori i byros për Sigurim Publik të Maqedonisë, asaj zyre që bojkotoi rendin dhe sigurinë e jetës së deputetëve dhe gazetarëve që u morën peng nga terroristët, jo vetëm që është në liri, por vazhdon të paguhet ende nga taksat e popullit të cilin donte ta çonte drejt një lufte të sigurtë civile! Është alarmant fakti që Çavkovi nuk jep dorëheqjen por më keq, askush nuk po ia kërkon këtë gjest minimal të këtij strategu të keq! LR-PDSH-ja këmbëngul në zgjidhjen akute të Sulmit Terrorist të 27 prillit, ku u dhunua tempulli i Ligjit dhe Demokracisë si është Parlamenti i Republikës tonë, ku u mbajtën peng, u dhuruan psiko-fizikisht deputetë e gazetarë, ku vetëm për vullnetin e mirë të Zotit shpëtoi nga vdekja deputeti, Kryetari i partisë tonë z.Ziadin Sela.Zotimi ynë si parti është Barazia, por kjo e fundit nuk vjen kurrë pa Drejtësinë, dhe është pikërisht kjo që kërkojmë! Terroristët duhen të vazhdojnë jetën e tyre, por ta vazhdojnë në burg!”, shkruan Taravari.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button