Maskë me çokollatë për fytyrën tuaj

Të gjithë e dimë sesa e shijshme është çokollata e zezë e papërpunuar. Jo vetëm e shijshme, por ajo ka edhe shumë potenciale shëndetësore.

Ajo që dihet më pak nga të gjitha është fakti se çokollata e zezë është gjithashtu një ingredient shumë i përdorur në fushën kozmetike. Për këtë arsye edhe ne do t’ju tregojmë sot një maskë për fytyrën që ka si bazë çokollatën e zezë. Kjo maskë është mënyra perfekte për të përkëdhelur veten, transmeton Gazeta Monitor.
Hidhini një sy përbërësve të kësaj maske:

Kanellë
Ka shumë përfitime antibakteriale, duke ndihmuar kështu detoksifikimin e lëkurës tuaj.

Çokollatë e zezë e papërpunuar
Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë e papërpunuar ndihmojnë për të mbrojtur lëkurën nga dielli dhe për ta mbajtur atë të dehidratuar.

Mjaltë organikë
Ka aftësinë të shbllokojnë poret dhe t’i rikthejë sërish shkëlqimin fytyrës.

Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është i pasur me Vitaminë E, e cila bën që lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe e shëndetshme.

Përbërësit:
3 lugë gjelle me çokollatë të shkrirë
2 lugë gjelle me mjaltë të papërpunuar
½ lugë gjelle me kanellë
1 lugë gjelle me vaj kokosi

Përdorimi:
Masazhoni maskën lehtësisht në fytyrën tuaj. Lëreni të qëndrojë për të paktën 25-30 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button