“Historia të mos manipulohet”; Nishani dekoron figurat anti-nazifashiste

Në ditën europiane ‎të fitores mbi nazifashizmin, Presidenti Bujar Nishani vlerësoi figurën e atyre mijëra shqiptarëve që e vendosën Shqipërinë në krah të vendeve anti-nazifashiste.

Për Kreu e Shtetit kjo është një ditë kujtese ndaj të gjithë atyre që për të mbrojtur atdheun, sakrifikuan dhe jetën e tyre. Por në të njëjtën kohë, kreu i shteti përsëriti dhe një apel, transmeton Top Channel.

“Ne kemi sot një mision edhe më të rëndësishëm, që këtë histori të mos e lëmë të manipulohet për qëllime individuale, grupe individësh, apo ideologjish politike. Ne sot kemi një mision që të nderojmë përpjekjet. Përulemi para atyre përpjekjeve. Të ruajmë fort kujtesën, e sakrificës së burrave dhe grave trima të këtij vendi”, u shpreh Presidenti Nishani.

Bujar Nishani dekoroi me Dekoratën e Artë të Shqiponjës dhe katër figura të njohura të luftës Anti – nazifashiste‎, Liri Belishovën, Llazar Fundon, Edip Ohrin dhe Hamit Keçin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button