SHBA i bën thirrje Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

Ambasada e SHBA-së i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Përmes një komunikate për media, Ambasada e SHBA-së komunikon se mbesin plotësisht të bindur pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.

“Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Kosovë, raporton Koha.net.

SHBA e nxit qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, përfundon thirrja e Ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button