Marija Kiri Skllodovska vjen me një drejtim të ri në shqip

Për vitin shkollor 2017/2018, në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska” për herë të parë do të hapet një drejtim i ri Teknik medicinal – përkëdhelës për persona të moshuar

Ndihmës drejtori, Vedat Mustafa, thotë se tashmë është përgatitur edhe një fushatë promovuese nëpër shkollat nëntëvjeçare për drejtimin e ri, por edhe për gjithçka tjetër që kjo shkollë ofron për nxënësit.

Sipas tij, drejtimet e kësaj shkolle të mesme u mundësojnë nxënësve që të kyçen më lehtë në tregun e punës me drejtime edhe deficitare për momentin.

“Për vitin shkollor 2017/2018 kemi një risi, kemi edhe një drejtim të rri i cili për herë të parë hapet në Republikën e Maqedonisë. Kurse prej sivjet do të jetë edhe në gjuhen shqipe. Meqë i plotëson kushtet shkolla, kemi laboratorë të mjaftueshëm për atë drejtim. Shpresojmë se do të ketë interesim për këtë drejtim të ri, meqë vitin e kaluar ka pasur interesim të madh në drejtimet tjera.”- deklaroi Ndihmës Drejtori në Sh.M.Q.Sh “Marija Kiri Skllodovska”, Vedat Mustafa.
Në Shkollën e Mesme “Marija Kiri Skllodovska” janë 16 paralele me mësim në gjuhën shqipe.
Në këtë shkollë gjithashtu funksionojnë aktualisht edhe drejtimet profesionale, si drejtimet e mjekësisë: Teknik laboratoriko-farmaceutik dhe Teknik laboratoriko–medicinal.
Ky i fundit madje është i vetmi i këtij lloji në Qytetin e Shkupit, ku mësohet në gjuhën shqipe në laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për zhvillimin e mësimit praktik.
Gjithashtu funksionojnë edhe drejtimet Teknik i proceseve prodhuese dhe Teknik i optikës së syve, ndërsa prej vitit të kaluar filluam edhe me një drejtim të ri Teknik kimiko teknologjik që të gjitha drejtimet janë drejtime të vetme në Maqedoni me mësim në gjuhën gjuhën shqipe.

Siç thonë nga shkolla interesimi i semimaturantëve është i lart,sepse janë drejtime të vetme në gjuhën shqipe, njëkohsisht eksiston mundësia me lehtësi të punësohen nëpër institucione të ndyshme shtetërore dhe private ose të vazhdojnë studimet nëpër Universitete shtetërore brenda dhe jasht vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button