Dy vjet nga ngjarjet në Lagjen e Trimave

Dy vite nga konflikti i armatosur në Lagje të Trimave në Kumanovë. Ende mbeten shumë dilema të pa pastruara: Çfarë fshihet pas konfliktit të armatosur? A u tradhtua grupi i Kumanovës? Kush janë krerët e mundshëm shtetëror të përfshirë në këtë rast? Përjashtim I kësaj, më të prekurit nga ky rast, familjet në Lagje të Trimave akoma nuk mund t’i kthehen normalitetit, njofton Alsat M.

Edhe pse lagja ka marrë pamje tjetër, frika e banorëve akoma është e pranishme. Mes të tjerash ata janë të interesuar edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të fillim-majit të dy viteve më parë.

Ndërkohë mbi 50 seanca gjyqësore nuk kanë mjaftuar që rasti “Kumanova” të marrë epilog gjyqësor. Mbrojtja është e bindur se ky rast është inskenim i shërbimeve sekrete vendase. Avokati Naser Raufi pretendon se motivi ka qenë Marrëveshja e Ohrit duke shtuar se mbrojtja ka në listë mbi 50 dëshmitarë të cilët do t’i ftojë për dëshmi.

Shërbimet ishin në njohuri për sulm të armatosur. Skenarin “Kumanova” e kishte paralajmëruar një muaj më herët ish gjenerali i policisë Stojaçe Angellov i cili pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion euro.

Për rrezikun ishte paralajmëruar më herët edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti. I njëjti kishte urdhëruar nënkryetarin e BDI-së Sadulla Duraku të takohej me figura të cilët sot akuzohen për rastin Kumanova. Fillimisht ishte deklaruar UÇK-ja, ku përmes një kumtese që sipas shërbimeve vendase ishte lëshuar nga Zvicra, thuhej se UÇK-ja merr përsipër sulmin ndaj stacionit policorë në Malësinë e Likovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button