Truproja që ruan Macron (FOTO)

Mediat franceze e kanë pagëzuar me emrin “Golia” (personazhi i Biblës) dhe arsyeja është e qartë për shkak të përmasave. Emmanuel Macron nuk duhet të trembet për sigurinë e tij, të paktën përsa kohë përkrah tij është Makao, truproja e tij, transmeton Top Channel. 

I gjatë 2 metra e 13 cm, me origjinë kongoleze, prej 9 muajsh ai është kthyer në hijen e presidentit të sapozgjedhur francez. Për të nuk dihet shumë, përveç emrit, Makao.

Por truproja e Macron nuk mund të kalojë pa rënë në sy edhe për shkak të look-ut. Mjekër “picetë”, vetulla me fije të bardha dhe flokë të qethura me stil.

Makao, sikurse truprojat e çdo presidenti, ndjek Macron 24 orë në 24 dhe shpesh herë në të kaluarën i ka vjedhur vëmendjen edhe atij vetë.

6 majin e kaluar, gazetarja e “France Press”, Marie Dhumieres, e fotografoi Makaon në një event publik ku Macron merrte pjesë si kandidat për president.

Sipas gazetares, të gjithë ishin në radhë për të bërë një “selfie” me të. Vetë Macron ka bërë shaka me praninë e tij, kur po jepte një deklaratë për gazetarët.

“Kujdes. Është dikush mbrapa jush”, tha ai duke iu referuar Makaos, për të bërë shaka edhe me atë vetë. “Kujdes, se po u rrëzove mund të vrasësh dikë”, i tha Macron, duke iu referuar vetes së tij.

1494256512_gor1

1494256551_gor2

1494256583_gor4

1494256594_gor5

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP