Demokracia e Re kërkon zgjedhje të parakohshme në Greqi

Kërkesa për ndryshim politik mbetet, deklaroi sot lideri i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re (DR), Kirijakos Micotakis për televizionin Skaj.

“Nuk mund të imponoj zgjedhje, por insistoj në atë se sa më herët të mbahen, do të jetë më mirë për vendin”, theksoi ai.

Sipas Micotakisit, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, kërkesa për zgjedhje e arsyeton edhe “marrëveshjen e keqe”, që është arritur me kreditorët.

Ai gjithashtu tha se nevojiten 5,5, për qind suficit primar, që të zbatohen “masa shtesë”.

Micotakis, e akuzoi kryeministrin Akeksis Ciprasin se e ka mbingarkuar shoqërinë greke me tatime, me qëllim që të arrihet suficit i lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button