Junker e paralajmëron Turqinë të mos vendosë dënimin me vdekje

Vendosja e sërishme e dënimit me vdekje në Turqi do të thotë fundi i procesit të të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker në intervistë për “Rajnishe Post” gjerman.

“Nëse vendosja e dënimit me vdekje tregohet diçka më tepër se retorikë e zakonshme, kjo do të jetë heqje dorë e njëanshme e Turqisë nga familja evropiane. Kjo do të ishte e barabartë me ndërprerje të negociatave (për anëtarësim në BE), sepse komuniteti ynë bazohet në respektim të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare. Ato vlera e përjashtojnë dënimin me vdekje”, theksoi Junker.

Ai, edhe krahas mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë, deklaroi se shpreson për një bashkëpunim të afërt, sepse “fati i Turqisë është ngushtë i lidhur me BE-nës”.

Pas referendumit për ndryshime kushtetuese më[ 16 prill, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se “puna e parë që ai do ta bëjë” do të jetë, me kryeministrin Binali Jilldirim dhe me kryetarin e Partisë së aksionit nacionalist, Devlet Bahçeli ta shqyrtojnë çështjen për kthim të dënimit me vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button