Grante të vogla për tre OJQ për përfaqësim dhe gazetari hulumtuese

Tre organizata joqeveritare nga Negotina, Kumanova dhe Tetova kanë marrë grante në kuadër të projektit “Media platformë për përfaqësim” me qëllim të zbatimit të fushatave të përbashkëta për përfaqësim të organizatave civile dhe gazetarët në rajonin verilindor, të Vardarit dhe të rajonit planor të Pollogut.

Asociacioni qytetar MOST, i cili është implementues i projektit informoi se organizata Ekovita nga Negotina, Civis nga Kumanova dhe Shoqata për paralizë cerebrale nga Tetova në bashkëpunim me mediat lokale, kanë marrë mbështetje financiare që të zbatojnë projekte në kohëzgjatje prej 6 muajve në rajonet përkatëse, në tema të ndërlidhura me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut.

Qëllim i thirrjes ka qenë që t’i nxitë organizatat civile dhe gazetarët që të punojnë bashkarisht në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave për përfaqësim, të cilët targetojnë çështje që dalin nga bashkësitë lokale, ndërsa janë me rëndësi për inkuadrimin drejt BE-së.

Mbështetja  financiare ka për qëllim që ta nxitë bashkëpunimin mes organizatave civile nga njëra anë dhe gazetarët/mediat nga ana tjetër, të cilët përmes partneriteteve të krijuara dhe bashkëpunimit duhet t’i shpërblejnë kapacitetet e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e gazetarisë hulumtuese në Republikën e Maqedonisë.

Këto janë grantet e para të vogla, të cilat do të ndahen, ndërsa në kuadër të projektit është parashikuar që të ndahen edhe 7 grante për përfaqësim të organizatave lokale dhe mediave.

Në trajnime është promovuar edhe platforma www.getdata.mk, e cila paraqet mjet për gazetarë dhe organizata civile, të cilët punojnë në hulumtime të ndërlidhura me korrupsionin dhe sundimin e drejtësisë.

Trajnimi i ardhshëm rajonal do të mbahet në Rajonin e Shkupit, për çka është hapur thirrje për paraqitje.

Projekti “Media platformë për përfaqësim” është financuar nga Bashkimi Evropian, përmes IPA programit për shoqërinë civile dhe mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button