Një vëzhguese e OSBE-së i nënshtrohet keqtrajtimit seksual në Ukrainën Lindore

Një vëzhguese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim e Evropës (OSBE) i është nënshtruar keqtrajtimit seksual nga ana e një mashkulli të armatosur në Ukrainën Lindore.

“Një mashkull i armatosur me armë automatike seksualisht ka keqtrajtuar një grua nga patrulla, duke e frikësuar se do ta pengojë të shkojë në lindje, në qoftë se nuk i plotëson kërkesat e tij”, qëndron në kumtesën e OSBE-së.

Në tekst nuk theksohet se kur ka ndodhur ngjarja, por vetëm se patrulla vëzhguese e ka braktisur zonën dhe është nisur në rrugë tjetër.

Një përfaqësuese anonim e OSBE-së e konfirmoi informatën, duke theksuar se kjo ka ndodhur në territorin nën kontroll të separatistëve.

Rreth 600 vëzhgues të OSBE-së ndjekin se si po zhvillohet respektimi i marrëveshjes për paqe në Ukrainën Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button