ANALIZË: Jo vetëm Qeveri e re, por edhe reformatore!

Përderisa në sirtarin e kabinetit të Gjorgje Ivanovit qëndron mandati i mbyllur për të formuar një qeveri të re, një pjesë e ekspertëve, ekonomistëve dhe biznesmenëve më fort apelojnë se çdo ditë që kalon pa një qeveri të formuar, pozita e përgjithshme politike dhe ekonomike e vendit përkeqësohet dhe papërgjegjshmëria bëhet  më e thellë. Aktualisht për shkak të funksionimit disa mujorë të “qeverisë teknike”, një pjesë e  aktiviteteve të rregullta shtetërore dhe financiare janë në vend-numëro dhe disa nën bllokadë. Si pjesë e agjendës së Qeverisë së ardhshme vlerësohet se duhet të ketë një kthim të Maqedonisë në rrugën euro-atlantike, shkruan Portalb.mk.

Agjendë e rëndë politike dhe ekonomike e pret qeverinë e ardhshme

Aktualisht, Maqedonia po përballet me mosfunksionim institucional dhe çdo ditë që kalon pa një qeveri është e humbur, me pasoja negative për mjedisin politik dhe ekonomik, thotë profesori universitar Predrag Trpeski.

“Është e vërtetë se Maqedonia nuk ka nevojë vetëm për qeveri të re, por edhe për reformatore, për shkak se mekanizmat e pushtetit që ofrojnë progres shoqëror ekonomik dhe të përgjithshëm janë në defekt. Praktikisht, ish qeveria (sot kemi qeveri teknike) nuk la vend për asnjë vazhdimësi që do të kishte vazhduar qeveria e re. Për këtë arsye qeveria e re do të duhet të quhet “Reformatore”, sepse do të duhet të krijojë, baza të shëndetshme të sistemit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, administratës publike, drejtësisë, demokracisë, etj.  Ndryshimet shumë të shpeshta në ligjet që rregullojnë sferën ekonomike, gjyqësori dhe administrata publike të politizuar, ndërhyrja e tepruar e shtetit në sektorin privat janë një sfidë për reformat në një shkallë të madhe”, – thotë Portalb profesori Trpeski.

Faturën më të lartë për shkak të pasigurisë politike do të paguajë ekonomia. Disa biznesmenë tregojnë se ekonomia tashmë po dërgon sinjalet e para negative, prodhimi industrial nga muaji në muaj është në rënie të dyfishtë, ndërsa edhe investimet janë në rënie. Bankat vështirë miratojnë kredi për ekonominë, kurse ekonomia kërkon kreditë për likuiditet ditorë. Nga Qeveria e re, biznesmenët presin lëvizje serioze reformatore që do ta stabilizojnë ekonominë.

“Në shumicën  rasteve secila Qeveri e re realizon reforma të caktuara, por rasti i Maqedonisë është specifik dhe themi se duhet të jetë reformatore, sepse ne jemi në greminë e ekzistencën si shtet me dallime të mëdha në të gjitha sferat. Për tu realizuar reformat,Qeveria e re duhet të ketë vizion të qartë të cilën mund ta zbatojë vetëm lidershipi i mirë i cili beson thellë se reformat janë të nevojshme për të mirën e Maqedonisë. Shumë me rëndësi për komunitetin  e biznesit nga aspekti politik më së pari duhet të kemi qeveri stabile, ku e njëjta interesin shtetëror duhet ta vejë para të gjithëve. Gjithësesi me këtë do të mënjanohen pengesat e zakonshme për zhvillimin e ekonomisë, klimën stabile politike. E dyta dhe jo më pak e rëndësishme duhet të jetë kthimi në fokus i çështjeve të integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO“ – thotë Fatmir Bytiqi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Kthimi i Maqedonisë në rrugën euroatlantike, luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe depolitizomi i institucioneve, rikthimi i besimit në mekanizmat e shtetit dhe mbajtja e politikave të qëndrueshme ekonomike janë disa nga pyetjet që duhet të jenë në agjendën si prioritete për qeverinë e ardhshme, thonë ekspertët.

“Sigurisht prioritet në agjendën politike do të jenë çështjet ekonomike dhe ruajtja e stabilitetit social, por gjendja e keqe të cilën janë arsimi, shëndetësia, gjyqësia, administrata publike në Maqedoni, dhe kështu më radhë përbëjnë një sfidë në vetvete. Duke pasur parasysh faktin se tani, në Republikën e Maqedonisë ka joefikasitet institucional, qeveria e re nuk do të mundet nga “aspekti teknik” të ristartojë institucionet vetëm, por do të duhet të bëjë përmirësime të dukshme cilësore. Në fakt, ndryshimet që qeveria e re duhet t’i bëjë për të mundësuar funksionalitetin e të gjithë sistemit të Republikës së Maqedonisë do të jetë shumë të ndërlikuar, prandaj ajo është e pashmangshme që ata të kualifikohen si reformatore “, – mendon Profesor Trpeski.

Në periudhën e kaluar nuk kanë ndaluar vlerësimet dhe pikëpamjet e komunitetit ndërkombëtar, BE dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat thonë se nevojitet sa më parë të formohet qeveria.

“Ne mendojnë se është shumë e rëndësishme për liderët të gjejnë një mënyrë për të lejuar shumicën në parlament të propozojnë qeveri dhe programin qeveritar. Ne e kuptojmë se ka shqetësime në lidhje me programin e qeverisë dhe besoj se duhet të konsiderohen seriozisht në parlament. Ai është vendi i duhur për këtë debat“, theksoi  zyrtari i lartë amerikan Hojt Ji në vizitën e javës së kaluar në Maqedoni.

Cili do të jetë episodi i ri politik do të varet nga presidenti Ivanov. Pasi që kryetari i  Parlamentit Talat Xhaferi me shkrim e ka informuar zyrën e Ivanovit se është themeluar shumica parlamentare dhe lideri i LSDM-së Zaev njoftoi se është i përgatitur edhe në formë të shkruar ta garanton unitetin e shtetit, tani është duke pritur lëvizjen e Ivanovit – nëse dhe kur do ta jep mandatin për formimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button