Vardari shpallet kampion, Shkupi rrezikon mbijetesën

Ka përfunduar java e 32-të e Ligës së Parë të Maqedonisë, ku skuadra e Vardarit me fitore 6:0 ndaj Makedonija Gj.P, është shpallur kampione e Maqedonisë. Ndërkohë skuadra e Shkupit ka pësuar disfatë në Çair si nikoqire nga konkurrenti direkt në luftën për mbetje në Ligën e Parë, Pobeda me rezultat 1:2. Edhe pse Shkupi kaloi në epërsi me golin e Mbellas, më pas Pobeda barazoi 1:1, por në pjesën e dytë kur Shkupi pas shumë rasteve nuk shënoi, arriti ndëshkimi për fitore të mysafirëve.

Shkëndija ka marrë fitore ndaj Beragllnicës me rezultatin 3:0, ndërsa Renova është mposhtur me rezultat 3:0 nga Pelisteri. Në ndeshjen në Kratovë Rabotniçki si mysafire e ka mundur Sileksin me rezultat 0:2.

Java e 33-të, luhet të dielën me 14 maj, ku do të takohen: Bregallnica – Pobeda, Makedonija Gj.P – Shkëndija, Pelisteri – Shkupi, Rabotniçki – Vardari dhe Renova – Sileksi, të gjitha ndeshjet luhen në orën 16:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button