Organizata e punëdhënësve: Rritja e pagës minimale për 20% e pa qëndrueshme, Qytetarët: Me rrogat aktuale vështirë të mbijetohet

Paralajmërimet për rritjen e pagës minimale ata e shohin si marketing politik, e cila veshtirë se mund të realiziohet në kushte kur kemi qeveri teknike ndërsa premtimi vjen nga ministry në largim. Deri në 15 % rritja do të ishte e pranueshme në kushte kur të gjitha kriteret për pagën minimale do të ishin të njejta thonë nga organizata e punëdhënësve, transmeton RTM2.

Me këtë ata shohin mundësi për kthimin besimin tek punëdhënist, e cila mund të ndihmojnë kompanitë të mbajnë punëtorët të cilët për shkak të rrogava të ulta janë duke ikur nga vendi. Nga ana tjetër qytetarët ankohen se me rrogat që I marrin është shumë vështirë të mbijetohet.

“Rrogat janë shumë të ulëta në krahasim me vendet tjera. Mendoj se duhet të rriten më së paku 50 %. Një familje me 5 anëtare me 12 mijë denarë nuk ia vlen aspak”…

“Rrogan janë shum të ulëta. Kundrejt rrogës harxhimet për jetësë janë shum të larta, jemi në pozitë të keqe se sa do të shkon kështu ta shohim. Shumë vështirë të kalohet muaji, rrogat I marrin i paguajmë rrymën, ujin nëse blejmë diqka tjetër duhet të lëmë mangut ose rrymën ose ujin”…

“Duhet të rriten rrogat se janë të ulëta”…

“Jo vetëm që janë të ulëta, katastrofale jam, mendoj se ka hapësirë të rriten rrogat por duhet të punohet në mënyrë racionale. Me mjetet që I marrin shumë vështirë mbijetohet”…

“Duhet të rriten rrogat , me keto rroga populli nuk mund të paguajnë rrymën edhe ujin”, thanë qytetaret e anketuar.

33 mijë denarë nevojiten minimalisht për mbijetesën e një familjeje, ndërsa paga minimale është vetëm 10.800 den. Për 78 % popullsisë paga ose pensioni janë burimi kryesor financiar, ndërsa të tjerët mbijetojnë me ndihmën e prindërvere ose të ndihmës sociale.

Sipas një analize të institutit Finance Think rritja e menjëhershme e pagës minimale mund të çojë edhe deri në largimin e punëtorëve pasi shumë kompani nuk do të jenë të gatshem ta përballojnë këtë rritje. Nga ky institute thonë se për atë arsye rritja duhet të bëhet në mënyre graduale e shoqëruar me subvencione të vendeve të punës, trajnime dhe rikualifikime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button