Evakuim i popullatës për shkak të vërshimeve në Kanada

 Ushtria e Kanadasë filloi evakuimin e qytetarëve nga pjesa lindore e vendit për shkak të vërshimeve që arritën nivel maksimal.

Evakuimi filloi të shtunën sepse pritet të rritet niveli i ujit, ndërsa maksimumin ta arrijë të hënë dhe të martën.

Niveli i ujit dje vazhdoi të rritet veçanërisht në provincën Kuebek, ku janë sistemuar rreth 400 trupa.

Kryetari i Qeverisë në Kuebek, Filip Kujar paralajmëroi se vijon periudha më e rëndë.

“Niveli i ujit do të fillojë të rritet në dy-tre ditët e ardhshme”, deklaroi Kjuar pas vizitës në qytetin Rigaud, në lindje të Montrealit, i cili po përballet me vërshimet më shumë se një javë.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe bora që po shkrihet solli deri në derdhjen e lumenjve dhe shkaktoi situatë kritike në rajonin nga Otava deri në Montreal.

provinca Kuebek është më e prekur nga vërshimet, ku mbi 1.500 shtëpi në 121 qytete janë nën ujë, ndërsa pothuajse një mijë njerëz janë evakuuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button