Ndërroi jetë Q.A. i cili ka qëlluar në kryetarin e Bogovinës

Ka ndërruar jetë Q.A. (53) nga fshati Bogovinë, i cili mëngjesin e sotëm e vrau kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Q.A. i është nënshtruar plagëve në Qendrën urgjente në Shkup, ku është dërguar pasi që është verëvrarë pas një zënke verbale dhe vrasjes së Idrizit në objektin hotelierik në afërsi të komunës.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, sot në ora 10 e 45 minuta, Idrizi është dërguar në spitalin klinik të Tetovës me shumë plagë nga armë nëpër trup, të marra nga armë zjarri, pas së cilës është konstatuar vdekja.

Ngjarjes i ka paraprirë një zënkë verbale mes H.I. dhe Q.A.. Së shpejti pas kësaj Q.A. është përpjekur që të vetëvritet, duke qëlluar me një armë në pjesën e përparme të kokës. Ai me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën mjekësore të Tetovës, prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën urgjente në Shkup, ku i është nënshtruar plagëve.

Ekspertizë në vendngjarje kryejnë Prokurori publik dhe një ekip ekspertësh nga Sektori për punë të brendshme Tetovë. Për të gjitha masat e mëtutjeshme pas përfundimit të ekspertizës do të jepen drejtime nga Prokurori kompetent publik, kumtoi MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button