Kah t’ia fillojmë?

Volterit thotë – “kur janë në pyetje paratë të gjithë jemi të një religjioni.” Fakt është se paratë shumë vetave ua mbyllin sytë, veshët, gojën dhe ndërgjegjen.

Indijani i vjetër i kishtë spjeguar nipit të vet: duhet ditur se në shpirtat tanë gjithmonë luftojnë dy ujqë. Ujku i dashurisë, drejtësisë ndershmërisë dhe mirësisë dhe ujku i urejtjes, padrejtësisë, pandershmërisë dhe së keqes. Kurse fiton ai ujk të cilin ne e kemi ushqyer më shumë.

Tek ne për fat të keq, ujku i dashurisë, drejtësisë, ndershmërisë dhe mirësisë, vite me radhë lehej i uritur, për dallim nga ai tjetri që ushqehej pa masë. U lodhë së jetuari në shpirtin e atyre të cilët në emër të vlerave të mira bënin punë të këqia. Nuk duronte të shifte se si do njerëz ngjiteshin lartë duke shkelë mbi gjithëçka poshtë. I pengonte lartësimi i të kaluarës dhe poshtërimi i së tanishmes e të ardhmes, madje duke i shëndërruar kontejnerët në kuzhina popullore.

Shumë vite ushqyem ujkun e keq dhe fatin nuk mund ta kishim ndryshe. Kemi gjendje të tmerrshme në funksionimin e institucioneve, gjyqësisë, policies, madje edhe parlamenti u pat shndërrua nga një patron i qeverisë në shërbetor të saj! Standardi jetësor pësoj infarkt, rinia na iku, kurse udhëheqësit tanë akoma na shesin ikonografi, populizëm dhe patriotizëm të boshadisur. A aq të freskët i kemi projektet e djallit për të na çuar në ferr. Në çdo manifestim të interesit publik, priftërit bekonin me monoreligjionizëm projekte të improvizuara duke nënvlerësuar fetë dhe kulturat tjera. Kurse ndër ne heshtje! Madje, vite më pare do politikan shqiptar gati patën thyer këmbët që VMRO-së t’i sigurojnë një deputet më shumë. Ish kryeministrit iu lejua që monoetnicitetin ta shndërroj në sistem. Tanët sikur s’kishin sy, veshë, gojë, e as koshiencë. Si duket paratë ua mbyllin sytë, veshët, gojën dhe ndërgjegjen. Volterit thotë – kur janë në pyetje paratë të gjithë jemi të një religjioni.

Regjimi që shkon në vazhdimsi mbante artificialisht të tensionuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare. Çështjen e emrit e pat glorifikuar në përmasa maramendëse. E gjithë kjo me qëllim të forcimit të pushtetit personal, maskimit të krimit të organizuar dhe varfërimit kolektiv. “Njëqind hapa përpara”, u shëndërruan në një mijëra hapa pas. Këso përkëmbje nuk patën bërë as pushtete koloniale e as okupuese. U hraxhuan para për të kaluarën, por jo edhe për të ardhmen. Masë e madhe e njerëzve janë duke jetuar në kushte johumane, të traumatizuar nga skamja. Familje të shkatëruara, prindër të dëshpruar, pleqë të lënë në fatin apo fatkeqësinë e vet. Pasi ata ndërtuan piramida për vete, kurse për njerëzit lanë shkretirën. Na iku rinia më vitale. ta e dinin se prej ku nisen, por jo edhe ku shkojnë. duke besuar thellë se kudo do ta ketë më mirë se në vendin e vet!

Të gjithë shtetet për rreth të cilët para njëzet vitesh ishin shumë prapa Maqedonisë, tani janë shumë para saj. Edhe Brurundi, edhe Ruanda, edhe Angola, edhe Fixhi – treguan njëfar zhvillimi, kurse ne shkuam mbrapa. Për 25 vite Kina ka dhjetëfishuar standardin jetësor, kurse ne mbetëm oazë e krimit të organizuar. Mbetëm pre i mendjeve të sëmura që do të shënohet në histori si kataklizmë e simbolikës së „Murrit të Vajit“. Këtu nuk kemi të drejtë krejtësisht ta amnestojmë as veten.

Tani, regjimi përfundoj. Pasojat nga kjo politikë e dëmshme janë tejet të mëdhaja. Duhet filluar që nga e para. Pos gjitha ruinimeve, duhet shëruar edhe kodin mental njerëzor, i cili është mësuar me faktin e idhur se partia është mbi gjithçka. Duhet të afirmohen vlerat, dija, puna dhe përgjeqësia. Çdokujt duhet ofruar shanse të barabarta e aftësia të jetë ajo nga e cila duhet të determinohet pozita e çdokujt. Duhet ndaluar reptësisht punësimet dhe avansimet partiake që në fakt janë kancer i një shoqërie. Kjo ndalesë madje duhet futur në Kodin Penal.

Poashtu pushteti i ri duhet të fokusohet në zhvillim ekonomik, duke ofruar projekte konkrete të kuptueshme për secilin. Duhet eliminuar frikën nga pushteti. Duhet mobilizim i gjithanshëm, qasje e re e një mentaliteti të ri dhe gjithësesi një kod mental i ri i politikanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button