‘Po të bashkoheshin gjithë shqiptarët në një shtet, Shqipëria duhej t’i bashkohej Kosovës e jo Kosova Shqipërisë

Në fillim të viteve 70-të Tito kishte vizituar jugun e varfër dhe Maqedoninë Perëndimore shumica e së cilës është e banuar me shqiptarë. Dy ditë para ardhjes kishin filluar arrestimet dhe izolimet ku zakonisht pas disa viteve i lironin. Në katund kishin filluar pastrimet e sokakeve dhe lyerjen e mureve me gëlqere. Kishte pasur dhe thashethëna se do të vijë Tito të vizitojë këtë katund. Para se të largohej për turne në jug, Fadil Hoxha e kishte këshilluar që mos të largohet gjatë. Kur këtu Zoti mungon, në derë trokasin zotra të tjerë!. Tito kur u kthye nga vizita, Fadil Hoxhës i tha, me të vërtetë tani u binda kur më the se shqiptarët të duan më shumë se serbët. Fadili tha, shqiptarët të duan më shumë se Enver Hoxha. Tito u shtang, në moment nuk u besoi fjalëve, por kishte besim tek Fadili. Tito tha, po të mos na e kthente Enveri shpinën, do të ishte më lehtë për kombin shqiptar. Mendoni se shqiptarët e dinë se teza e Enverit ka qenë gjithë shqiptarët në një shtet bastion stalinist. Fadili tha, se Enveri më shumë tentonte konfederatë ballkanike. Po, tha Tito, nën frikën e Stalinit. Platforma ime ka qenë konfederatë ballkanike pa sovjetikët. Pas vizitës që Enver Hoxha bëri në Beograd, mendonin se do të shkojë dhe në Kosovë por ai nuk donte. Unë e pyeta se mos keni frikë. Enveri më tha, se veriu dhe Kosova janë ultranacionaliste dhe antikomuniste. Tito vazhdoi, më duket shumë interesant fakti se Enveri derdhi lot si krokodili për shqiptarët që u shpërngulën në Turqi. Pse nuk ua hapi kufijtë dhe ti pranonte?. Unë shumë pak e njoh historinë e popujve të jugut, tha Tito. Më mirë e njeh Xhillasi. Ai në një bisedë para shkarkimit më tha, po të bashkoheshin gjithë shqiptarët në një shtet, Shqipëria duhej t’i bashkohej Kosovës e jo Kosova Shqipërisë. Xhillasi tha, imagjinoni sikur shqiptarë të Jugosllavisë të ishin të bashkuar në një shtet, Enver Hoxha do ti okuponte. Pas rezolucionit Enver Hoxha do të ishte më i kënaqur të bashkangjiten Bashkimit Sovjetik sikur bullgarët, se të ngelnin në Federatën Jugosllave. Hoxha nuk e njihte Stalinin, i tha Fadilit Tito, por ai ishte utopik dhe kishte besim tek Stalini. Por mendoj se edhe ai do të ndahet keq. Natën e rezolucionit infobiros, që u shkëputën nga Stalini, ishte fati i popujve jugosllav por edhe i kombit shqiptar. Po të fitonin rryma konservatore staliniste, sigurisht se nuk do të ishim sot ku jemi, tha Tito. Serbët do të kishin duart e lira në Kosovë dhe Bosnje.
‘Mos u zini besë shqiptarëve, as Titos e as Enverit, ata janë kopilat e Stalinit’
Ata do të përdornin doktrinën e Stalinit departacion i gjithë shqiptarëve, muslimanve të Bosnjes, sanxhakut nëpër stepat e Kaukazit dhe do t’i asimilonin sikur turqit e Bullgarisë. Fadil Hoxha tha, megjithatë shumë shqiptarë janë shpërngulur në Turqi. Sipas kontratës që bëri me turqit, ne dinim se shumica e popullatës janë në Turqi, pasi turqit e kishin vështirë të jetonin në një shtet komunist. Ju e dini se ne komunistët liberale, jemi kancer. Për serbët e dinë slloganin ‘ne serbët kemi dhënë 100 gjeneralë e kroatët 1 marshall’. Biseda vazhdonte. Tito tha, jam impresionuar nga mikpritja që më bënë shqiptarët e Maqedonisë. Kishin dalë të gjithë, qytetarë dhe fshatarë, pleq e të rinj. Fadili tha, unë i njoh janë mikpritës dhe punëtorë. Në gjithë republikat jugosllave kanë hapur dyqane dhe ëmbëltore. Më kujtohet në kohën e luftës, larg nga qyteti në male dhe bjeshkë, me partizanët luftonim kundër ballistëve. Ne ishim duke pritur që me ballistët të bashkojmë forcat dhe t’i bashkangjitemi radhëve partizane. Komandanti i ballistëve ishte një malsor i egër por trim. I dërgova një letër nëpërmjet një mikut tim;
I nderuar Shaban Bozovca!
Edhe se nuk njihemi dhe s’jemi parë, kam shumë respect për Ju. Më kanë treguar se je burrë trim e besnik si dhe bën luftë për vatan. Ejani të bashkojmë forcat, e mos derdhni gjak shqiptari kot, se mjaft kemi derdhur!. Ta jap fjalën e shqiptarit se nuk do të të tradhtoj. Tito na ka dhënë besën se së pari ta fitojmë luftën me Allamanin dhe pas luftës ju arnautët nëse doni bashkohuni me shqiptarët nëse doni bashkohuni me ne.
Tungjatjeta Fadil Xhakova!
Mos ju zini besë as Titos e as Enverit, ata janë kopilat e rusit e të Stalinit. Ne kemi vënë kufijtë me Shqipërinë. Kemi dhënë besën këtij populli derisa të jetë Malsia, për vatan e liri do vdesin të gjithë pleq e të rinj.
Ne kishim zënë pozicionet. Ata ishin rreth shpellës. Me zë të lartë i vikata: Dorëzohuni o Shaban Bozovca!. Një zë i hollë ushtonte. Nuk jam dorëzuar zabitave, çaushave të sulltanit e as xhandarve të krajlit, e po u dorëzohem kopilave të shkjavit. Unë me dylbi përcillja çdo lëvizje. Mora në nishan dhe me dy plumba e gjuajta në kokë. Pas vrasjes se tij e dija se të gjithë do të dorëzohen dhe ashtu ndodhi, u dorëzuan të gjithë. Tito tha, pse e vrave. Nuk doja ta vrisja, u thashë partizanëve ta rrethojnë shpellën. Por siç e pashë ai në fund do futej në shpellë nuk do dorëzohej as dilte i gjallë por do të bënte në fund vetëvrasje. Do të ndodhte e njëjta odise dhe episod e një miti dhe legjende të fshatrave të Malsisë së Gjakovës ku kam lindur, më tha Fadil Hoxha. Si e kishte emrin tha Tito? Bajram Curri. Donte ta rrëzonte mbretin. E keni fjalën për mbretin shqiptar, tha Tito. Ai luftoi kundër xhon turqve, krajlit monarkut jugosllav dhe në fund nuk u dorëzua. Po të ishte gjallë do të luftonte dhe kundër nesh, tha Tito. Të njëjtat fjalë më ka thënë edhe Xhillasi dhe Fadili. Xhillasi më tha, kam ndërmend të shkruaj për këtë dragua dhe luan të Ballkanit. Po të ishte gjallë ai do të luftonte edhe kundër Enver Hoxhës. Është tragji-komike që poetë dhe rapsodë të partisë së Enver Hoxhës i kanë thurur këngë duke e përzier edhe këtë mit dhe legjendë me komunizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button