Gruevski investoi në Sllupçan më shumë se Ali Ahmeti

Dëgjova me shumë vëmendje video klipin ku kryeministri Nikolla Gruevski ju drejtua shqiptarëve duke numëruar të arriturat e Qeverisë dhe partisë së tij, me theks të veçantë investimet në zonat e banuara me shqiptarë. Ishim bashkë me shokë dhe si çdo shqiptarë filluam të tallemi me ironi duke thënë se në Sllupçan nuk kanë investuar ministrat shqiptarë dhe partia e tyre, Bashkimi Demokratik për Integrim e le më një parti dhe një kryeministër maqedonas.

Do ti që ironia doli mëse e vërtetë dhe për një çast ngelëm pa tekst edhe vetë ne. Një fjalë e urtë popullore thotë “trimin vraje, po hakun mos ja ha”.

I vetmi investim që mbajmë mend ne banorët e fshatit ku ranë një numër i madh i dëshmorëve dhe martirëve në vitin 2001, shtë një sallë sporti ku të rinjtë të cilët kanë mbetur pa punë falë “përkujdesjes” së kësaj Qeverie, shkojnë e luajnë ndonjë ndeshje futbolli. Një të menduar, na doli që vërtetë ku projekt nuk kishte figuruar në platformën e BDI-së në vitin 2008 e as në atë të vitit 2011. Për ironi, këtë investim kapital e gjetëm tekk “PRERODBA” e VMRO-DMPNE-së. Vërtetë një projekt i vetëm që kjo parti ka bërë për shqiptarët, por kjo i bie përsëri më shumë sesa BDI e cila nuk ka realizuar asnjë projekt. VMRO e fitoi BDI-në 1:0 në Sllupçan.

E di që atyre të BDI-së s’ju bëhet vonë se çfarë them unë dhe nuk do të tentojnë të më demantojnë, por do të mundohen që në teren ti mashtrojnë shqiptarët. Prandaj dhe unë paraprakisht do t’i demantoj ata. E di që në Sllupçan e Komunën e Likovës as që do të tentojnë, por për shqiptarët e qyteteve dhe komunave të tjera do të jap një sqarim.
E vetmja gjë që mund t’ua mbajë fytyra atyre të BDI-së ta permendin, do të jenë varrezat e dëshmorëve. Po JO, besoni që po ju mashtrojnë. Rregullimi i atyre varezave si në Sllupçan ashtu edhe në fshatrat e tjerë janë investim i drejtëpërdrejtë i mërgimtarëve dhe fristëve të Sllupçanit dhe mbarë Komunës së Likovës, madje edhe me ndihmën e shqiptarëve nga vendbanimet e tjera.

Kur jemi tek varezat e dëshmorëve BDI mund të mburret vetëm për dy gjëra. E para, drejtuesit e sotëm të kësaj partie investuan në vitin 2001 dhe në disa raste me vonë në mbushjen e këtyre varezave me dëshmorë dhe martir duke i gënjyer në emër të një lirie e cila nuk erdhi kurrë.

E dyta është se BDI jo vetëm që i haroi vetë dëshmorët dhe familjarët e tyre, por edhe i devalvoi duke i keqpërdorur kohë pas kohe për fushatë parazgjedhore.

Turp t’ju vijë nga Nikolla Gruevsi dhe VMRO të cilët nuk ka kërkuar as vota, as para dhe as burra për luftë, por të paktën na ndërtoi një sallë sporti. Dhe ju sot për ironi shtyheni dhe polimizoni me atë për një sallë sporti. A për këtë u vranë vëllezërit e motrat tona?

(Autori jeton dhe vepron ne Zvicer)

Lajme të ngjashme

Back to top button